Irfan Smajllagiq me ndryshime për ndeshjen me Kosovën 

Hendboll

Irfan Smajllagiq me ndryshime për ndeshjen me Kosovën 

Nga: K. G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:22
Bosnja dhe Hercegovina

Përzgjedhësi i Bosnjës dhe Hercegovinës në hendboll, Irfan Smajllagiq, ka përcaktuar hendbollistet për ndeshjen e sotme ndaj Kosovës që luhet në Tuzëll.

Krahasuar me ndeshjen e parë të së mërkurës në Prishtinë, janë bërë dy ndryshime, ku në skuadër janë përfshirë Luka Knezheviq dhe Adin Faljiq.

Bosnja paraqitet me këta hendbollistë: Milan Vukshiq, Mirko Herceg, Senjamin Buriq, Adi Mehmedçehajiq, Marko Paniq, Mirsad Terziq, Adin Faljiq, Admir Ahmetasheviq, Luka Knezheviq, Nedim Haxhiq, Vlladan Llonçar, Bekir Çordalija, Marko Davidoviq, Mladen Boshkoviq dhe Amir Muhoviq.

Ndeshja BeH – Kosovë do të luhet nga ora 17:00 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024. Ndeshjen në Prishtinë e ka fituar Bosnja me rezultat 25:22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat