Çfarë thonë Qerimi dhe Jupa pas humbjes nga Bosnja?

Hendboll

Çfarë thonë Qerimi dhe Jupa pas humbjes nga Bosnja?

Nga: K. G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:45
Jupa dhe Qerimi

Sonte në Tuzëll, Bosnja dhe Hercegovina, ka shënuar fitoren (25:18) e dytë ndaj Kosovës (në kuadër të kualifkueseve për Kampionatin Evropian) për vetëm pak ditë dhe publiku boshnjak e ka pritur mirë Kosovën, të cilën përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës iu referua pikërisht në fillim të konferencës së sotme për media, shkruan mediumi boshnjak “Osllobogjenja”.

"Faleminderit për pritjen e bukur.

Tifozët ishte shumë të mirë, brohoritja ishte shumë e mirë.

Nuk kishte probleme në këtë drejtim.

Dua të përgëzoj Bosnjë dhe Hercegovinën për një ndeshje të mirë.

Lojtarët tanë nuk zgjidhën dot duelet me portierin”, ka thënë mes të tjera Qerimi.

Kastriot Jupa, hendbollist, tha: “"Mendoj se ishim në të njëjtin nivel me Bosnjën, por gjërat e vogla bënë diferencën. Në mbrojtje ishim të shkëlqyer, por në sulm bëmë shumë gabime.

Mendoj se duhet të punojmë më shumë në lojën tonë sulmuese.

Tani do të jetë e vështirë për ne kundër Sllovenisë dhe Malit të Zi, kemi dashur që të kemi më shumë pikë në shtëpi, por ky është sporti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat