Hashani ishte delegat në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Hendboll

Hashani ishte delegat në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Më: 21 mars 2023 Në ora: 21:18
Hashani në mes

Delegati Fahredin Hashani ka prekur nivel të ri sa i takon garave evropiane për klube të hendbollit. Hashani në fundjavë ishte delegat i EHF-së në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në Turqi, Antalya Konyaalti u përball me skuadrën nga Sllovakia, IUVENTA Michalovce.

Fitore me rezultat 31:24 shënoi skuadra turke. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 26 mars në Sllovaki.

Delegati i FHK-së, Hashani, ka kryer punën me përgjegjësi dhe me sukses të plotë. Gjyqtarët dhe delegatët e FHK-së këtë edicion kanë pasur përfaqësim të rregullt në kupat evropiane.

Garat janë në fazën finale, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ndonjë çift gjyqtarësh nga Kosova të delegohet ndërkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat