Mirela në superformë, shpërblehet me kontratë trivjeçare në Norvegji

Hendboll

Mirela në superformë, shpërblehet me kontratë trivjeçare në Norvegji

Më: 30 mars 2023 Në ora: 12:02
Mirela Gjikokaj

Mirela Gjikokaj po kalon superformë në prag të grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës.

Mirela me skuadrën Follo HK po marshon drejt elitës norvegjeze.

Follo udhëheq në tabelë me 41 pikë, ndërsa dy skuadrat e para në tabelë kalojnë në elitë.

Në ndeshjen e fundit Mirela Gjikokaj realizoi plot tetë gola, ndërsa shkëlqimin e vazhdojë me tetë asistime.

Ajo u shpall më e mira e ndeshjes së fituar në udhëtim ndaj Fjellhammer me rezultat 32:25.

Disa prej golave të Mirelës ishin shumë të bukur dhe u shënuan nga më larg se nëntë metra.

Për formën e mirë që e ka kaluar këtë edicion, Mirela është shpërblyer me kontratë të re trivjeçare nga Follo.

Kontratën e ka firmosur tashmë. Ajo është prej bartëseve të lojës te skuadra norvegjeze e poashtu në Kombëtaren tonë.

Mirela e ka edhe një ndeshje të shtunën e më pas e mirëpresim në grumbullimin e Kombëtares me shpresë që formën e mirë ta vazhdojë në dy ndeshjet e forta me Poloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat