Arlinda fiton titullin, promovohet në Superligën e Danimarkës

Hendboll

Arlinda fiton titullin, promovohet në Superligën e Danimarkës

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:14
Bjerringbro

Tjetër lajm shumë i mirë për Kombëtaren e Kosovës në hendboll para ndeshjeve të vështira me Poloninë.

Të shtunën hendbollistja e Kombëtares sonë, Arlinda Hajdari, ka arritur sukses historik me skuadrën daneze Bjerringbro.

Bjerringbro fitoi 33:27 si mysafir i Holstebro Handbold.

Me këtë fitore, Bjerringbro fitoi titullin e kampionit në kategorinë e dytë të Danimarkës.

Mblodhi 40 pikë, sa edhe Aalborgu.

Por Bjerringbro renditet i pari dhe kështu është promovuar në Superligën e Danimarkës për edicionin e ardhshëm.

Në elitën daneze aktualisht luajnë Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari, motra e Arlindës. Të trija janë shumë të rëndësishme për Kombëtaren tonë.

Arlinda Hajdari ka dhënë kontribut të madh në kampanjën shumë të suksesshme të Bjerringbros. Kjo skuadër për herë të parë do të luaj në elitën daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat