Barazim në Deçan

Hendboll

Barazim në Deçan

Më: 2 prill 2023 Në ora: 00:17
Pamje nga ndeshja

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes skuadrave Jusuf Gërvalla e Dukagjini.

Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite në Deçan përfundoi me rezultat 31:31. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi e deri në fund.

Skuadrat janë shkëputur deri në tri gola, por asnjëra skuadër nuk është dorëzuar dhe në fund i kanë ndarë pikët.

Arjeta Imeraj shënoi nëntë gola për skuadrën deçanase, ndërsa nga gjashtë i kishin Albana Berisha, Nurije Çekaj e Adelina Qufaj.

14 gola për Dukagjinin i shënoi Rina Bashota, ndërsa nëntë i kishte Erza Tafilaj.

Për Dukagjinin e Klinës është pika e parë këtë edicion. Jusuf Gërvalla ka dy fitore e dy barazime, përkatësisht gjashtë pikë.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së 15-të.

Samadrexha fitoi 25:21 ndaj Shqiponjës. Arlinda Maloku i shënoi 12 gola për Samadrexhën, ndërsa tetë gola te Shqiponja i shënoi Diellza Nuza.

Kastrioti fitoi bindshëm, 35:22, ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Lorena Matarova i shënoi nëntë gola për Kastriotin, kurse nga tetë i kishin Elza Reçica e Luljeta Sopjani. Edona Radoniqi i shënoi 12 gola për Vëllaznimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat