Skandal edhe në hendboll, sulmohen lojtarët e Trepçës

Hendboll

Skandal edhe në hendboll, sulmohen lojtarët e Trepçës

Më: 22 prill 2023 Në ora: 20:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndeshja e sotme në kampionatin vendor të hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës është ndërprerë, për shkak se tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët mitrovicas.

Kur po zhvillohej pjesa e dytë, pas një tollovie mes lojtarëve në parket, portieri i Vushtrrisë vrapon dhe fillon të sulmojë me grushte lojtarët e Trepçës.

Kur pritej ndërhyrja nga lojtarët e tjerë në parket për t’i ndarë, hendbollistët e Vushtrrisë i bashkangjiten sulmit ndaj lojtarëve të Trepçës.

Më pas në parket hynë edhe tifozët vendas dhe filluan të shpërndajnë grushte ndaj lojtarëve mysafirë.

Ndeshja u ndërpre në pjesën e dytë, ndërsa Trepça kishte epërsinë 21:17. Të dy skuadrat kanë siguruar “PlayOff-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat