Vushtrria fiton ndeshjen shumë dramatike, kualifikohet në finale

Hendboll

Vushtrria fiton ndeshjen shumë dramatike, kualifikohet në finale

Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:10
Vushtrria

Gentiana Basholli ka shkëlqyer për ta dërguar Vushtrrinë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Vushtrria vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta e mposhti Ferizajn me rezultat 29:28. Dhe golin e fitores e shënoi Basholli në sekondat e fundit.

Basholli i realizoi 12 gola, duke qenë e pandalshme për lojtaret ferizajase.

Ndeshja u luajt të martën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ishte shumë dramatike, ndërsa nuk përfundoi pas 60 minutave lojë.

Te Vushtrria u dallua edhe portierja Arjeta Maloku me shumë pritje. Burneta Rama i shënoi pesë gola, ndërsa nga katër i kishin Donita Kasumi e Agnesa Hysa.

Albulena Kelmendi i shënoi gjashtë gola për Ferizajn. Nga pesë i kishin Meri Koneski, Albulena BAsha e Simone Keita.

Vushtrria e fitoi gjysmëfinalen me rezultatin 2:1. Ndeshjen e parë në Ferizaj e kishte fituar skuadra vendase. Më pas Vushtrria fitoi në palestrën e saj dhe finalen e siguroi të martën.

Në finale të plejofit Vushtrria takohet me Istogun. Ndeshja e parë është të shtunën mbrëma në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat