Çfarë ngjau në ndeshjen Trepça - Metaloplastika më 16 nëntor të vitit 1980?

Hendboll

Çfarë ngjau në ndeshjen Trepça - Metaloplastika më 16 nëntor të vitit 1980?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 maj 2023 Në ora: 14:20
Trepça e viteve të 80-ta

Para 43 viteve Trepça e Mitrovicës garoi në njërën prej ligave më të forta në botë, në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në hendboll.

Mitrovicasit nuk qëndruan më shumë se një vit në elitë. 

Fakt interesant është se pas fitores në javën e parë ndaj Borcit të Banjallukës, pësuan gjashtë humbje rresht duke dëshpëruar dashamirët e hendbollit.

Trepça - Metaloplastika 20:25

Palestra e sportit "Minatori" në Mitrovicë.
Shikues: 2.000.
Gjyqtarë: Dellalliq (Mostar) e Vallçiq (Beograd),
Shtatëshe: Trepça 8 (3), Metaloplastika 5 (5).
Përjashtime: Trepça 6 minuta - Metaloplastika 6 minuta. 
Trepça: Jovanovski, Mexhedoviq 2, Selmanaj, Makiqi 7, Llazari, Pejanoviq, Drazheviq, Koçanoviq, Berisha 7, Haxhijadriu 1, Tupella 3 dhe Dobroshi.
Metaloplastika; Karanoviq, Mijatoviq 4, Vukoviq 3, Millosheviq 5, Simoviq 1, Çoliq, Memiq 2, Vujoviq 2., Isakoviq 6, Rashiq 2, Kuzmanovski dhe Bashiq.

Trepça në duel me Metaloplastikën u paraqit pa kryetrajnerin Risto Tërpçevski, ku pësuan humbje me rezultat 25:20 (14:11) nga Metaloplastika e Shabacit.

Ndeshja u zhvillua më 16 nëntor të vitit 1980, në kuadër të javës së 7-të.

Aziz Makiqi me 7 gola e Dervish Berisha me 7 sosh, ishin me efikasit në radhët e mitrovicasve.

Ajo që bie në sy të Trepça, në shtatëmetërshe ishin katastrofal, nga 8 prej tyre realizuan vetëm tre.

Mile Isakoviq me 6 gola ishte më efikasi të skuadra e Shabacit.

Pas javës së 7-të, Zhelezniçari i Sarajevës kryesonte me 11 pikë, pasonin Medveshçaku 10, Kolinska Sllovani 10, Duboçica 10, Metaloplastika 9, Borci i Banjallukës 8, Zhelezniçari i Nishit 7, Dinamo 6, Partizani 6, Cërvenka 5, Cërvena Zvezda 5, Slloga Bosnaprevoz 4, Krivaja 2 dhe Trepça 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat