Drita, Vjosa dhe Kastrioti do të marrin pjesë në turneun “Nikolin Karroca”

Hendboll

Drita, Vjosa dhe Kastrioti do të marrin pjesë në turneun “Nikolin Karroca”

Nga: K.G. Më: 17 maj 2023 Në ora: 20:07
KH Vllaznia

Në Shkodër do të organizohet turneu “Nikolin Karroca” në hendboll.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe klubet nga Kosova.

Organizatorët bëjnë të ditur se përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe premtojnë një turne ashtu si i ka hije.   

“Turneu ’Nikolin Karroca’ 3. Me 28 maj zhvillohet në Shkodër, turneu i hendbollit për të rritur.

Turneu zhvillohet në kujtim të të ndjerit Nikolin Karroca, ish sportist, ish president i ekipit, biznesmen dhe mik i të gjithëve.

Na nderojnë me pjesëmarrjen: KH Vjosa (Shtime), KH Drita (Gjilan), Shoqata Sportive Universitetit Luigj Gurakuqi; KH Vllaznia Shkodër. Risia e kesaj radhe ndeshje veteranesh ndermjet KH Vllaznia dhe KH Kastrioti(Ferizaj Kosove)

Aktiviteti zhvillohet me mbështetjen e familjarëve të Nikolin Karrocës  KH Vllaznia. Ora 09:00 - 14:00 në pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi’, ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë së Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat