Istogu demolon Vushtrrinë, një hap drejt titullit 

Hendboll

Istogu demolon Vushtrrinë, një hap drejt titullit 

Nga: K. Goca Më: 19 maj 2023 Në ora: 21:33
Pamje nga ndeshja finale

Istogu ka shënuar fitore me rezultat 37:24 (20:10) ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e parë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat). 

Vetëm në minutat e parë Vushtrria ishin rivale e denjë kur rezultati shënonte në semafor 7:6 në favor të Istogut.

Vashat e Istogut morën kontrollin e lojës, me mbrojtje të fortë dhe kundërsulme demoluan vushrriaset.

Image

Istogu

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 20:10 për Istogun, epërsi prej 10 gola që i dha komoditet në pjesën e dytë.

Istogu edhe në pjesën ka treguar lojë të mirë duke triumfuar me rezultat 37:24 ndaj Vushtrrisë.

Hendbollistet Dayane Da Rocha me 8 gola e Albina Rugova me 6, janë më efikasit të Istogu. 

Ndeshjen e përcollën mbi 1.000 shikues.

Istogu është një fitore apo një barazim larg titullit të kampionit. 

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala është i kënaqur me lojën e vashave të tij dhe pret që në Vushtrri të kremtojnë titullin, që do të kurorëzohej me kurorën e dyfishtë, pasi që pak ditë më parë ka fituar edhe Kupën e Kosovës.  
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat