“Karagaçi”, arenë e finales së parë

Hendboll

“Karagaçi”, arenë e finales së parë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:19
Pamje nga një ndeshje

Te Besa Famgas e te Trepça janë shprehur optimistë para ndeshjes së parë të finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja e parë finale zhvillohet të shtunën (sonte) prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa Famgas ka përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë e po ashtu traditën e sukseseve në dekadën e fundit.

Natyrisht edhe cilësinë e pakontestuar. Ndërkohë mitrovicasit pos cilësisë, janë edhe të motivuar nga suksesi në garën për Kupën e Kosovës.

Në finale të Kupës, Trepça e mposhti pikërisht Besën e Pejës.

Finalja e parë pritet të karakterizohet me lojë të fortë, hendboll cilësor dhe atmosferë sportive në tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat