A po frikësohet Besa Famgas nga Trepça e Taib Kabashit?

Hendboll

A po frikësohet Besa Famgas nga Trepça e Taib Kabashit?

Nga: K. Goca Më: 21 maj 2023 Në ora: 20:25
Pamje nga një ndeshje

Trepça zotohet se do ta mposht Besa Famgas në finalen e dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.

Mitrovicasit pësuan humbje me rezultat të ngushtë 30:27 në sfidën e parë finale në “Karagaçi” të Pejës, por janë të bindur se të enjten në Mitrovicë Besa nuk ka se çfarë të kërkojë por do të kthehet kokulur.

Merret vesh se mitrovicasit janë duke u organizuar dhe pritet që palestra “Minatori” të mbushet përplot me shikues. 

Taib Kabashi, kryetrajner i Trepçës, veç e ka gati formulën e lojës, që do mund ta mposht Besën e kryetrajnerit Nikolla Prçe.

Vetëm një finale është luajtur dhe mitrovicasit po besojnë e shpresojnë në fitore, që pastaj në Pejë edhe të shënojmë fitore, që pas Kupës të fitojnë edhe titullin e kampionit. 

Pejanët nuk janë të qetë sikur në të kaluarën tani kanë një lloj presioni në vete pasi që Trepça duket e frikshme dhe do të luajnë në një atmosferë shumë të nxehtë në Mitrovicë.

Një Trepça e frikshme me Deniz Terziqin e Sali Maxherën, pa e harruar edhe Lulzim Shabanin janë kërcim i madh për Prçen dhe Egzon Gjukën.

A do të jetë e frikshme edhe vet hija e Taib Kabashit për Besën? Kabashi synon që ta thyejë epokën e dominimit të pejanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat