Tifozët Torcida konfirmojnë praninë në finalen e madhe, Trepça - Besa Famgas

Hendboll

Tifozët Torcida konfirmojnë praninë në finalen e madhe, Trepça - Besa Famgas

Nga: K. Goca Më: 23 maj 2023 Në ora: 20:50
Pamje nga një atmosferë

Finalja e dytë e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), mes Trepçës së Mitrovicës dhe Besa Famgas, pritet me padurim. 

Merret vesh se mbretëron një interesim i madh për finalen e të enjtes së 25 majit, në orën 20.15.

Tifozët “Torcida” konfirmojnë praninë në finalen e madhe në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në përkrahje të skuadrës së zemrës Trepçës. 

Finalen e parë e kanë fituar pejanët me rezultat 30:27, ndërsa mitrovicasit përgatiten për hakmarrje dhe të barazohen në seri të fitoreve. 

Skuadra me dy fitore ose me një ndeshje të fituar një barazim  shpallet kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat