Vushtrria synon hakmarrje ndaj Istogut! Parduzi: Presim përkrahje nga të gjithë

Hendboll

Vushtrria synon hakmarrje ndaj Istogut! Parduzi: Presim përkrahje nga të gjithë

Nga: K. Goca Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:05
KHF Vushtrria

Vushtrria ka hequr qafesh disa gabime që u shfaqen në finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.

Vashat e Vushtrrisë janë të përgatitura dhe me të vetmin synim që t’i hakmerren Istogut për humbjen në finalen e parë me rezultat 37:24.

Në Vushtrri pritet atmosferë e zjarre nga tifozët “Forca”, në përkrahje të hendbollisteve të Vushtrrisë.

Arben Parduzi, kyretrajner i Vushtrrisë, tha se janë duke u mobilizuar për finalen e nesërme (19.00) e cila luhet në palestrën e sportit “Jeton Tërstena – Tota“. 

“Pas lojës së parë që kemi humb me një rezultat të lartë e që nuk na ka ecur kurrgjë, po mundohemi të mobilizohemi e të tregojmë një lojë të mirë, të japim maksimumin që para publikut tonë të nxjerrim fitore”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Parduzi thotë se pret mbështetje nga gjithë qyteti në këtë ndeshje të madhe sepse përveç fitorja asnjë rezultat tjetër nuk do ta mbajë në lojë për titull.

“Presim përkrahje nga të gjithë e do të mundohemi që me lojë të mirë t’i shpërblejmë me fitore”, shprehet Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat