Sot finalja e dytë e hendbollisteve

Hendboll

Sot finalja e dytë e hendbollisteve

Më: 24 maj 2023 Në ora: 13:31
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën (sot) prej orës 19:00 zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri takohen Vushtrria dhe Istogu.

Istogaset kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 37:24 dhe u duhet një fitore apo barazim për ta siguruar titullin e kampionit, të tretin në histori.

Istogaset për në Vushtrri udhëtojnë për ta festuar titullin.

Por vushtrriaset kanë plane të tjera.

Ato kanë premtuar angazhim maksimal për të siguruar ndeshjen e tretë. Për këtë u duhet fitorja sonte.

Shpresohet për ndeshje të fortë dhe interesante deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat