Istogu pa konkurrencë, kampion i ri i Kosovës 

Hendboll

Istogu pa konkurrencë, kampion i ri i Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:32
Daulina Osmani, zëvendësministre e MKRS-së dhe Eugen Saraçini, president i FHK-së, ia dorëzojnë kupën kapitenes Albina Rugova

Istogu është kampion i ri i Kosovës. 

Vashat e Istogut u stolisen me titullin e tretë në histori të ekzistimit të këtij kolektivi.

Vushtrria nuk ishte rivale e denjë as në finalen e dytë të play - off-it të Superligës së Kosovë, duke pësuar humbje me rezultat 35:28 nga Istogu, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën sportive “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. 

Image

Istogu

Mbi 500 shikues e përcollën këtë finale.

Edhe ndeshjen e parë Istogu e fitoi bindshëm me rezultat 37:24 dhe në seri të fitoreve triumfuan me 2:0. 

Hendbollistet e Istogut nga fillimi treguan lojë më të mirë dhe avancuan me 3:6, duke e thelluar atë edhe në 11 gola (23:34) në minutën e 55-të dhe përfundoi me 28:35.

Istogu edhe një herë ka dëshmuar se nuk konkurrencë në Kosovë, që më shumë për ta ishte sikur një ekskursion se sa që hasën në rivalitet.

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, ka përgëzuar vashat e tij për angazhim e lojë të mirë dhe tifozët e Istogut, që ishin lojtari i tetë për ekip dhe sponsorët që e ndihmuan në kurorëzimin me kurorën e dyfishtë: Titullon dh Kupën e Kosovës.

Daulina Osmani, zëvendësministre e MKRS-së dhe Eugen Saraçini, president i FHK-së, ia dorëzojnë kupën kapitenes Albina Rugova.

Tainara Luna Goncalves ishte më efikasja tek Istogu me tetë gola.

Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica, ndërsa pesë i shënoi Dayane Pires Da Rocha. Kontribut kanë dhënë të gjitha hendbollistet.

Te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi dhjetë gola. Shtatë i kishte Agnesa Hysa e pesë Gentiana Basholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat