A e njeh Prce Kabashin?

Hendboll

A e njeh Prce Kabashin?

Nga: K. Goca Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:39
Prce e Kabashi

Përballja e sotme mes Trepçës së Mitrovicës dhe Besa Famgas të Pejës, zgjon kureshtje të madhe nga tifozët dhe pritet që palestra “Minatori” në Mitrovicë të jetë e stërmbushur.

Finalja e dytë e play – off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), do të luhet sonte në orën 20.15.

Kryetrajneri i Trepçës Taib Kabashi do të jetë karshi atij të Besës. Nikolla Prce.

A e njeh Prce filozofinë e lojës së Kabashit?

Prce ka kohë që është si hendbollist dhe tani edhe si trajner në Kosovë, sado kudo e ka kuptuar se Kabashi është prej trajnerëve që ka një taktikë të lojës së papërshtatshme dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

Prce e ka përgatitur një strategji tjetër të lojës që do të sfidojë formulën e Kabashit.

Sonte do të shihet se cili e ka strategjinë e lojës fituese.

Trepça synon hakmarrje për humbjen në finalen e parë me 30:27

Skuadra me dy fitore ose një fitore e një barazim do të shpallet kampion i ri.  

Kabashi druhet nga finalja e dytë sepse përveç fitorja çdo rezultat tjetër e lë pa titull të kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat