Nuk ka kush iu del para, dhjetë tituj rresht të Besës Famgas

Hendboll

Nuk ka kush iu del para, dhjetë tituj rresht të Besës Famgas

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 maj 2023 Në ora: 23:16
Besa Famgas

Besa Famgas nga Peja në krye me trajnerin – hendbollistin Nikolla Prce, kapitenin Egzon Gjuka etj. sonte treguan se nuk ka kush iu del para në Kampionatin e Kosovës.

Dhjetë tituj rresht të Besës Famgas apo është titulli i 19-të që nga pavarësimi i sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav.

Pejanët sonte dëshmuan se janë superfuqi në hendbollin e Kosovës.

Pejanët treguan cilësi dhe e mposhtën Trepçën me rezultat 37:30 në palestrën e sportit “Minatori’ në Mitrovicë.

Besa në seri të fitoreve me rezultat 2:0 është kampione e Kosovës.

Puna e palodhshme që po bëhet nga babë e bir, Hamëz e Enis Idrizi, është edhe një dëshmi e sukseseve rresht të pejanëve.

Hamëz Idrizi është president i klubit së bashku me Enis Idrizin drejtor, edhe një herë treguan se me Besën askush nuk mund të shtyhet dhe sipas tyre, humbja e trofeut të Kupës së Kosovës para disa ditësh, ka qenë vetëm një mbrëmje e keqe.

Besa ka treguar lojë më të mirë dhe si rezultat i kësaj edhe fitorja është bindëse, me 7 gola diferencë.

Kjo dëshmoi se Besa është një ekip në një nivel tjetër, në bazë të asaj që u pa sonte.

Festë e madhe në radhët e pejanëve dhe po i afrohen edhe titulli të 20-t.

“Sa herë të luajmë me Trepçën do të fitojmë, kjo u pa sonte. 

Humbja për Kupë ka qenë e rasti apo një natë e keqe. 

Besa ka cilësi dhe rezultati është edhe treguesi më i mirë që arritëm sonte në Mitrovicë”, - thonë nga KH Besa.

Festë në qytetin e Pejës, pas titullit të kampionit në basketboll, tani edhe në hendboll.   

“Kampion të Superligës së Kosovës.

Jemi kampion të Kosovës për të 10-ten herë radhazi, po po për të 10-tën jherë

Hendbolli kosovar ka një emër e ai është Besa Famgas.

Urime qytetit të Pejës”, shkruan në faqen e Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat