Në Shtime ndeshjet e plejautit

Hendboll

Në Shtime ndeshjet e plejautit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:17
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën luhen ndeshjet e plejautit për vendet e fundit në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm garues.

Ndeshjet e hendbollisteve dhe hendbollistëve luhen në palestrën në Shtime.

Prej orës 15:00 është ndeshja mes hendbollisteve të Vëllaznimit dhe KEK-ut. Vëllaznimi u rendit i shtati në Superligë, ndërsa KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë. Skuadra që shënon fitore, paraqitet në Superligë në edicionin e ardhshëm garues. Nga Liga e Parë në Superligë ka kaluar tashmë Ulpiana.

Vëllaznimi paraqitet edhe në plejautin e hendbollistëve.

Prej orës 17:00 takohet me Samadrexhën. Vëllaznimi i Gjakovës ishte i shtati në Superligë, ndërsa Samadrexha e dyta në Ligën e Parë. Prej Ligës së Parë në Superligë tashmë ka kaluar Drita e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat