KHF Istogu: Dayane Pires da Rocha pensionohet nga loja aktive

Hendboll

KHF Istogu: Dayane Pires da Rocha pensionohet nga loja aktive

Nga: K.G. Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:53
Faruk Shala e Dayane Pires da Rocha

Klubi i hendbollit Istogu konfirmon se hendbollistja braziliane është pensionuar nga loja aktive.

Istogu duke iu falënderuar edhe Dayane Pires da Rocha është shpallur kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës.

Dayane Pires da Rocha pensionohet nga hendbolli.

Alo e majtë e kombëtarës së Brazilit dhe e Istogut Dayane Pires da Rocha, pas një karriere të gjatë e të begatshme është pensionuar nga hendbolli aktiv.

Rocha ka ndërtuar karrierë të suksesshme në shumë skuadra nga Amerika latine dhe ato nga Evropa.

Më përfaqësuesen e Brazilit ka qenë e 6-ta në lojërat olimpike në Tokio 2012 dhe e 10-ta në lojërat olimpike 2021, gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në dy kampionate botërore.

Rocha pati një vit e gjysmë shumë të suksesshëm të skuadra kampione e Kosovës-Istogu, për këtë periudhë arriti t’i fitoj pesë trofe, dy tituj të kampionit, dy kupa të Kosovës dhe një Superkupë.

KHF Istogu falenderon Rochen për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë fat, shëndet e jetë të lumtur. 

Faleminderit Rocha!”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat