Bordi i FHK-së i shkeli me dy këmbë vendimet e veta, hendbolli po shndërrohet në cirk

Hendboll

Bordi i FHK-së i shkeli me dy këmbë vendimet e veta, hendbolli po shndërrohet në cirk

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 qershor 2023 Në ora: 11:18
Topi i hendbollit

Hendbolli po shndërrohet në cirk, ndryshe nuk mund të shpjegohet me vendimin e djeshëm të bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Para një viti e morën vendimin që të zvogëlohet liga nga 10 në 8 ekipe: femra e meshkuj, por që i bien pishman dhe vendosin sërish të zgjerojnë atë sepse kjo u bë për interesat e dikujt, ndryshe nuk ka shpjegim.

“Ndërkohë, sipas autorizimit nga Kuvendi i fundit i Punës, bordi mori vendim që sistemi i garave të mbetet ai që ishte në edicionin 2022/2023. Ky vendim u mor pas një diskutimi të gjerë, ku kishte argumente pro dhe kundër”, njofton FHK.

Kur dalin në vota vendosin 5:4 pro zgjerimit, kundër vetvetes dhe nuk skuqen fare!

Skandali i parë, pasi që e kanë pas ndërmend Bordi i FHK-së të zgjerojë sërish ligën pa u zvogëluar në realitet, përse i futi ekipet që të luajnë në play-aut para një jave.

Përse vendi i shtatë i Superligës ka luajtur në play-aut me ekipin e ligës së parë?

Përse ky bord luan me ndjenjat e klubeve? Përse bordi i FHK-së i shkeli me dy këmbë vendimet e veta?
A duhet të skuqet ky bord para komunitet të hendbollit?

Në rrethana normale ky bord duhet të japë dorëheqje dhe t’i kërkojë falje opinionit të hendbollit, që ka luajtur me ndjenjat e tyre!

Hendbolli është në krizën më të rëndë, ka rënie të madhe të shikueshmërisë dhe të cilësisë.

Hendbolli ka vite që po i ikin edhe talentet.

Hendbolli ka vite që ka krizë për trajnerë.

Hendbolli ka vitet që është sporti që paguhet më së paku! 

Hendbolli ka humbur reputacionin dhe ka pa shikues.

Hendbolli po shndërrohet në cirk. 

Hendbolli po shkon rrugës së hendbollit siç është në Shqipëri.

Dikur sporti për krenari, sot është më së paku i shikuar në Kosovë, dhe volejbolli i ka tejkaluar bindshëm edhe financiarisht edhe me shikueshmëri.

Bordi i FHK-së shkeli vendimet e veta, duke luajtur me ndjenjat e klubeve: Ju luani në play-aut se kush po mbetet në ligë, pas një jave ky Bord pa fije turpi e zgjeron Ligën për interesa të dikujt sepse ndryshe nuk shpjegohet.

Bordi i FHK-së duhet të japin dorëheqje dhe zgjedhjet janë argumenti më i mirë, i duhen një frymë e re dhe produktive, që ka projekte nacionale për këtë sport.

Hendbolli i duhen njerëz që luftojnë për projekte, për rritje të nivelit dhe jo për t’i plotësuar dëshirat e ndonjë klubi. 

Në Argjentinë ka rënë nga liga para shumë viteve River Plate në futboll dhe nuk u bë nami, ndërsa tek këta hendbolli, nuk bën sepse po nëse bie, e rrisin ligën dhe fare nuk skuqen!

Ku ka në botë që të rritet liga brenda natës?

E zvogëluan ligën në 8 se nuk ka cilësi, por e zgjeruan menjëherë se nuk bën të bie ky apo ai ekip!
Kuvendi vendosi kundër zgjerimit dhe e la ën dorë të Bordit të FHK-së, këta  vendosen kundër vendimeve që kishin marrë para një viti.

Askund në botë nuk ka ndodhur ky cirk siç ngjau në hendbollin e Kosovës. Ku ka në botë që brenda vitit të merren dy vendimet, po e zvogëlojnë ligën, hajde po e zgjerojnë. Ky është Bordi i FHK-së, ky është dështim se ndryshe nuk quhet ky vendim.

Luajnë me ndjenjat e klubeve. Ky bord duhet me dhënë llogari, për hir të kujt e zgjeruan ligën dhe pse po e shkatërrojnë hendbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat