Maxhuni paralajmëron: Vushtrria do ta bojkoton kampionatin

Hendboll

Maxhuni paralajmëron: Vushtrria do ta bojkoton kampionatin

Nga: Kemajl Goca Më: 10 qershor 2023 Në ora: 15:44
Fadil Maxhuni

Disa klubet janë të revoltuar për zgjerimin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Presidenti i KHF Vushtrrisë, Fadil Maxhuni, tha se zgjerimi i ligës e dëmton rëndë hendbollin. 
Vushtrria paralajmëron bojkotimin e kampionatit. 

Z. Maxhuni, si e komentoni vendimin e Bordit të FHK-së, për zgjerimin e Superligës në 10 ekipe?

“Po luajnë me ne, në bord ka njerëz që nuk kanë klube po vendosin siç po iu vijnë direktivat.

Është shumë i dëmshëm, tri - katër ekipe e fundit veç shkojnë si turizëm nëpër ligë, humbë interesimi edhe lojtaret edhe trajnerët, edhe delegatët e dijnë këtë. 

Vushtrria paralajmëron bojkotimin e kampionatit nëse i bashkohen ekipet tjera”, tha Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Vendimi i bordit të FHK-së të kthehet prapa, të shfuqizohet”, tha Maxhuni.

Vushtrria është nënkampione e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat