Nesër fillon Kampionati Evropian, 53 mijë shikues në ndeshjet e para

Hendboll

Nesër fillon Kampionati Evropian, 53 mijë shikues në ndeshjet e para

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:47
“Merkur Spiel-Arena” në Duesseldorf

Të mërkurën në Gjermani fillon Kampionati Evropian i hendbollit. Kampionati pritet të jetë madhështor, ndërsa hapja do të jetë e veçantë.

Mbi 53 mijë shikues pritet të jenë në “Merkur Spiel-Arena” në Duesseldorf në dy ndeshjet e para të Evropianit për hendbollistë. Bëhet fjalë për stadium futbolli që mund të mbyllet plotësisht.

Franca – Maqedonia e Veriut është ndeshja e parë e “Euro 2024” që zhvillohet prej orës 18:00.

Prej orës 20:00 është hapja solemne e Evropianit, ndërsa nga ora 20:45 fillon ndeshja Gjermani –Zvicër.

Në Evropian paraqiten 24 ekipe kombëtare të ndara në gjashtë grupe.

Finalja është më 28 janar në Koln.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat