Dramë e madhe, Austria lëshoi fitoren nga duart në finish në duel me Gjermaninë

Hendboll

Dramë e madhe, Austria lëshoi fitoren nga duart në finish në duel me Gjermaninë

Nga: K. G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 22:19
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë të fazës së dytë të grupit 1 të Kampionatit Evropian të hendbollit, Gjermania barazoi ndaj Austrisë me rezultat 22:22.

Për Gjermaninë kjo ishte një ndeshje të jesh apo të mos jesh sepse kishte vetëm dy pikë, që është pak në betejën për gjysmëfinale, ndërsa nga ana tjetër Austria është kombëtarja, që është befasia më e madhe e këtij kampionati. 

Austria shkoi në plus tre gola (8:5) në minutën e 19-të.

Në minutën e 24-të Austria kishte katër epërsi (10:6) kur Mahr shënoi. Në fund të pjesës Gjermania u konsolidua dhe shkoi në pushim me minus një gol (12:11).

Në fillim të pjesës së dytë Austria luajti më mirë dhe pas 13 minutash lojë  udhëhoqi me 19:15. Në minutën e 49-të, Wagner shënoi për 21:16 në favor të Austrisë.

Shtatë minuta më vonë, Gjermania arriti të rikthehej dhe me golin e Knorr ngushtohet rezultati (21:22). Austria nuk shënoi për gjashtë minuta dhe kjo u dha gjermanëve një mundësi për t'u rikthyer në ndeshje.

Gjermania arriti të shënojë në fund dhe përfundoi sfida baras, 22:22, 

Portieri Constantin Mostl është lojtari i ndeshjes me 17 pritje dhe Mykola Bilyk shënoi pesë gola.

Për Gjermaninë, Juri Knorr shënoi gjashtë gola, dhe Timo Kastening  katër.

Në tabelën e grupit 1, Franca kryeson me 6 pikë, Austria dhe Hungaria kanë nga 4, Gjermania 3, Kroacia 1 dhe Islanda nuk ka pikë.

Të hënën do të luajnë Kroacia – Islanda, Franca – Austria, Gjermania – Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat