Horvat: I vetmi fajtor për renditjen e dobët është trajneri, jo liga vendase dhe hendbollistet! 

Hendboll

Horvat: I vetmi fajtor për renditjen e dobët është trajneri, jo liga vendase dhe hendbollistet! 

Nga: K.G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:32
Hrvoje Horvat

Nuk po ndalen reagimet në Kroaci pas paraqitjes së dobët në Kampionatit Evropian në hendboll që po mbahet në Gjermani. 

Pas deklaratave të disa ish - legjendave të hendbollit, i fundit në listë që ka komentuar ecurinë e kroateve është ish – selektori Hrvoje Horvat.

Paraardhësi i Goran Perkovacit nuk e kishte shumë mirëkuptimin e selektorit aktual dhe se si ai e drejtoi kombëtaren në këtë Kampionat Evropian. 

Horvat u largua nga karrigia e përzgjedhësit një vit më parë dhe u pasua nga Perkovac, i cili nuk pati asnjë përparim, përkundrazi, Kroacia u rendit vetëm në vendin e 11-të.

Horvat beson se teza për ‘ligën e dobët kroate’ është e gabuar, sepse nga ajo ligë vijnë disa nga më të mirët në kombëtare, të plotësuar me lojtarë ndërkombëtarë që luajnë një rol të madh në klubet e tyre.

i vetmi fajtor për renditjen e dobët është trajneri, jo liga vendase dhe hendbollistet”, thotë Horvat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat