Faruk Shala: Istogu ka ngritje mbi 30 vende në ranglistën evropiane të klubeve 

Hendboll

Faruk Shala: Istogu ka ngritje mbi 30 vende në ranglistën evropiane të klubeve 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 janar 2024 Në ora: 15:25
Faruk Shala

Istogu po mobilizohet për pjesën dytë të kampionatit, për të mbrojtur titullin dhe Kupën e Kosovës në hendboll (femrat). 

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, është krenar për punën që po bëhet në klub për faktin se ka ngritur reputacionin e hendbollit në Kosovë.

Si dëshmi ka përmendur se klubi ka ngritje mbi 30 vende në ranglistën evropiane të klubeve, që është një lajm i mirë për këtë komunitet që renditet sporti numër 2 në kategorizim në shtetin tonë.

Ai ka folur edhe për transferimin e hendbollistes Dajana Miljaniq në Sllovaki, Iuventa Michalovce, e cila ekip ishte në gjysmëfinale të Kupës Evropiane në edicionin e kaluar.

 “Këtë vit kemi shumë kërkesa nga klubet e ndryshme evropianen për  lojtaret tona, si ato nga jashtë edhe për lojtaret vendore që janë pjesë  e kombëtares, njeherit kemi edhe oferta nga kompanitë më të njohura evropiane për prurje të reja,

kjo është dëshmi se rezultatet e KHF Istogut si ne garat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare janë vlerësuar, siç e dihet Istogu ka ngritje mbi 30 vende në ranglistën evropiane të klubeve, fal kalimit të raundit të dytë nga Istogu EHF ka vendosur qe edhe ketë vit FHK të ketë katër skuadra ne Evropë, Istogu ishte skuadra e vetme qe ka kaluar një rreth te garave, domethënë çdo fitore evropiane sjell pik për FHK.

Te gjitha ofertat për lojtare këtë vit i kemi nga klube qe lajnë në ligat më të larta në shtete me hendboll të zhvilluar dhe kjo e dëshmon rritje tonë”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kryetrajneri i Istogut flet edhe për hendbollisten Dajana Miljaniq e cila është transferuar të skuadra sllovake, 

“Nuk është vetëm Dajana Miljaniq ka edhe hendbollistë të tjera që kanë kaluar ne klube tjera apo kanë nënshkruar kontratë ka edhe te tjera tani jetojmë dhe veprojmë në një kohë tjetër, hendbollistet menaxhohen nga menaxher dhe kompani menaxheriale dhe komform rregullave më kompanitë qe i menaxhojnë lojtaret dhe klubet ku do të transferohen ato do te behën publike. 

Po e përsëris edhe një here janë disa lojtare, po ashtu kemi edhe prurjet e reja qe i kemi publikuar dhe ato qe do të publikohen ditën në vazhdim.

Marrëveshja mes klubeve për Dajanën është komform rregulloreve te EHF-it, ajo do të jetë pjesë e jona deri në përfundim të sezoni, tani më dihet edhe kush do ta zëvendësoj në atë pozitë nga muaj gusht kemi nënshkruar më lojtaren e re”, ka sqaruar Shala.

Shala premton se me kohë do të sqarohen edhe marrëveshjet se klubi i Istogut është transparent.

“Marrëveshjet janë në interes të klubit dhe transparente.

Do të publikohen më kohë sipas rregullave të parapara qe duhen respektuar.

Ajo që na gëzon neve si klub është rritja e vlerësimit për klubin në arene ndërkombëtarë qe na jep  mundësi më pas prurje kualitative dhe  transferime të hendbollistëve  në klube në liga prestigjioze”, ka nënvizuar Shala.

Ai ka falënderuar gazetën kombëtare “Bota sot” që i jep hapësirë të merituar hendbollit në vazhdimësi. 

“Duhet t’ju falënderojmë edhe juve si redaksi ‘Bota sot’ që në vazhdimësi i përcjellin rrjedhat e hendbollit dhe ata çfarë ndodh në klube ngase hendbolli nuk e ka vëmendjen e mjaftueshme nga të gjitha mediat marr parasysh qe është sporti numër dy në Kosovë dhe i pari nga sportet kolektive, tani më jeni të informuar për shumë ngjarje të mëdha të hendbollit që do të ndodhin gjatë vitit në vendin ton, rivaliteti për trofe do të jetë shumë i madh në dy konkurrencat në ligat tona, uroj që edhe mediat që nuk e kanë hendbollin në vëmendjen e duhur ta bëjnë këtë, ju faleminderit për interesimin”, ka përfunduar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat