Gjenerata që e ka të paprekshme rekordin tash e 25 vite, bëhen bashkë dhe bisedojnë për të sotmen dhe të kaluarën e hendbollit të Kosovës
Është fjala për hendbollistet e viteve të para dhe pasluftës, të klubit Kastrioti nga Ferizaj.
Kapitenja Safete Rifati me bashkëlojtare të dikurshme biseduan për planet që ka në të ardhmen.
Këto vasha me Kastriotin u bën katër herë radhazi kampionë të Kosovës (1999 - 2003).
Ky rekord ende nuk është thyer nga askush tani e 25 vite në Kosovë në hendboll (femrat).
Ish hendbollistet që u takuan, kapitenja Safete Rifati, Lirie Muhaxheri, Vlora Jashari, Ganimete Shabani, Ramize Shabani, Jasemine Ahmeti, Valentina Qerimi, Xhevrie Dibra, Ardita Rexha e Blerta Tërpeza.