Presidenti i IHF-së i drejtohet Edi Kolgecit

Hendboll

Presidenti i IHF-së i drejtohet Edi Kolgecit

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 16:38
Edi Kolgeci

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka uruar Edin Kolgecin për zgjedhjen në postin e presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

"Jemi të bindur që do t'i kushtoni gjithë energjinë zhvillimit të mëtejmë të hendbollit në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të dëshirojmë asgjë tjetër pos suksesit në angazhimet dhe sfidat tuaja të ardhshme", shkruan në letrën e urimit të presidentit Moustafa për presidentin Kolgeci.

Më herët Kolgecin e ka uruar edhe Federata Evropiane e Hendbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat