Derbi Ferizaj - Kastrioti në çerekfinale të Kupës

Hendboll

Derbi Ferizaj - Kastrioti në çerekfinale të Kupës

Më: 20 mars 2025 Në ora: 16:57
Ndeshjet

Ferizaj e Kastrioti përballen në çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kështu është përcaktuar në shortin e tërhequr të enjten në Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 26 e 27 mars.

Në ndeshjet tjera çerekfinale takohen: Tereza - Samadrexha, Vushtrria - Besa, Istogu - Shqiponja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat