Istogu më i mirë se Shqiponja, Alma Nivokazi realizon 17 gola

Hendboll

Istogu më i mirë se Shqiponja, Alma Nivokazi realizon 17 gola

Më: 20 mars 2025 Në ora: 23:41
Pamje nga ndeshja

Istogu të enjten mbrëma në Banjë fitoi 43:38 ndaj Shqiponjës së Gjakovës.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës.

Fakt interesant është se plot 17 gola për Shqiponjën i realizoi Alma Nivokazi

Istogu është lider me 24 pikë nga 13 ndeshje. Shqiponja renditet e katërta me 14 pikë.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Besa. Fitore bindëse, 46:27, shënoi Vushtrria.

Sevdanur Ozkan i shënoi 12 gola për Vushtrrinë, derisa 10 i kishte Gentiana Basholli.

Qëndresa Berisha i shënoi gjashtë gola për Besën e pesë i kishte Edona Radoniqi.

Vushtrria i ka 12 pikë në vendin e gjashtë.

Besa është e shtata me 8 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat