Presidenti i KOK-ut e priti sot Kombëtaren e Kosovës U18

Hendboll

Presidenti i KOK-ut e priti sot Kombëtaren e Kosovës U18

Më: 21 mars 2025 Në ora: 13:37
Pamje nga pritja

Ismet Krasniqi ka pritur sot Kombëtaren e Kosovës U18 në hendboll, të cilët ditë më parë shkruan historinë, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror U19.

Djemtë tanë fituan turneun “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Prishtinë, për të siguruar ‘biletën’ për në Botëror.

"Presidenti Krasniqi i përgëzoi sportistët dhe stafin teknik për arritjen historike, duke theksuar rëndësinë që ka ky sukses për përfaqësimin tonë në arenën ndërkombëtare.

Presidenti shprehu optimizmin se edhe hendbollistët e rinj do të përfaqësojnë Kosovën sa më mirë, në këtë ngjarje madhore, duke vazhduar traditën e përfaqësimeve të suksesshme të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare.

Në emër të kombëtares, sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Muhamet Arifi, tha se kjo arritje është vazhdimësi e rrugëtimit të suksesshëm drejt botërorit dhe të Kombëtares U-21 të djemve dhe U-18 të vajzave, të cilat më parë ishin kualifikuar në Botëror.

Përzgjedhësi Fatmir Muhaxheri dhe kapiteni Olsi Mulaj folën për sfidat dhe ndeshjet e fituara, si dhe optimizmin për t’u përfaqësuar sa më mirë në ngjarjen më të madhe botërore të hendbollit për këtë grupmoshë", ka njoftuar KOK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat