Kastrioti fiton dhe del në vendin e dytë, Verim Zherka ballëlart

Hendboll

Kastrioti fiton dhe del në vendin e dytë, Verim Zherka ballëlart

Më: 22 mars 2025 Në ora: 22:08
Verim Zherka

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen e xhiros së 23-të dhe doli në vendin e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën, Kastrioti fitoi në Podujevë ndaj Llapit me rezultat 51:20.

Yassine Henahen i shënoi 13 gola për ferizajasit. Rifat Visoka ishte më efikasi te llapjanët me pesë gola.

Kastrioti i trajnerit Verim Zherka tani i ka 36 pikë në vendin e dytë. Llapi mbetet i gjashti me 11 pikë.

Ndërkohë Rahoveci e shënoi fitoren e 23-të rresht. E mposhti Vushtrrinë, 52:27. Granit Kadiri, Alban Haziri e Adonit Isufi i shënuan nga 7 gola për "vreshtarët".

Lulzim Sadiku i shënoi 8 gola për Vushtrrinë.

Rahoveci kryeson me 46 pikë. Vushtrria është e pesta me 14 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat