Të mërkurën ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Hendboll

Të mërkurën ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Më: 25 mars 2025 Në ora: 15:39
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Prej orës 18:30 është ndeshja Prishtina – Besa Famgas.

Kjo ndeshje zhvillohet në Bardhodh, ndërsa Prishtina do ta kërkojë befasinë e madhe. Skuadra pejane megjithatë llogaritet favorite.

Prej orës 20:00 janë ndeshjet Llapi – Kastrioti dhe Vushtrria – Trepça.

Derisa fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, është favorit i madh në ndeshjen në Podujevë, ndeshje interesante pritet në Vushtrri.

Rahoveci kalon direkt në gjysmëfinale për shkak të tërheqjes së Vjosës nga garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat