Mirela Gjikokaj po shkruan histori me skuadrën norvegjeze

Hendboll

Mirela Gjikokaj po shkruan histori me skuadrën norvegjeze

Më: 5 prill 2025 Në ora: 12:33
Mirela Gjikokaj

Për herë të parë një lojtare e Kombëtares së Kosovës u paraqit në garën elitare evropiane - Ligën e Kampionëve.

Mirela Gjikokaj po shkruan histori me skuadrën norvegjeze Strohamar. Fitoi Kupën, luajti dhe shënoi gola në Champions dhe po marshon drejt titullit të kampionit në Norvegji.

Mirela kthehet në Kombëtare për ndeshjet sfiduese me Suedinë dhe presim që si lidere e vërtetë të udhëheqë vajzat tona me përkushtim e pasion.

Ka gati një dekadë që Gjikokaj vesh fanellën e Kosovës, duke kontribuuar në sukseset që kishim së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat