Të dielën ndeshja e kthimit mes Kosovës e Suedisë

Hendboll

Të dielën ndeshja e kthimit mes Kosovës e Suedisë

Më: 12 prill 2025 Në ora: 21:51
Kosova

Të dielën prej orës 17:15 zhvillohet ndeshja e dytë mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Suedisë.

"Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa transmetohet në RTK 1.

Ndeshja i takon fazës së dytë dhe të fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të këtij viti. Ndeshja e parë u zhvillua të enjten mbrëma në Karlskrona të Suedisë, ndërsa hendbollistet suedeze shënuan fitore bindëse, 51:16.

Suedia është prej kombëtareve më të mira në botë dhe është favorite e madhe edhe për ndeshjen e kthimit. Por vajzat tona janë të përkushtuara për paraqitje dukshëm më të mirë se në Suedi dhe për angazhim e luftë sportive për çdo top.

Në fazën e parë kualifikuese hendbollistet kosovare fituan ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Por për raundin e dytë u mungoi fati në short", njofton FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat