Ferizaj mikpritës i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Hendboll

Ferizaj mikpritës i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Më: 17 prill 2025 Në ora: 14:25
Pamje nga një ndeshje

Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Më 26 e 27 prill në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj mbahet turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Turneun final të Kupës e organizojnë KH Kastrioti dhe KHF Ferizaj.

Të enjten në lokalet e FHK-së është tërhequr shorti i gjysmëfinales.

Te hendbollistet dy ndeshjet vlerësohen shumë interesante.

Gjysmëfinalja e parë vë përballë Samadrexhën e Ferizajn, ndërsa në të dytën takohen Istogu e Vushtrria.

Të gjitha skuadrat kanë pretendimet për ta fituar trofeun e çmuar të Kupës.

Fitues në fuqi është Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat