Istogu me fat është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).
Istogu i ka pa të zitë e ullirit deri të fitorja me rezultat 31:30 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e gjysmëfinales që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Vushtrria ka treguar zemër të madhe, vetëm fati sportiv ia ktheu shpinën, mëkat që nuk shkoi në finale.
Istogu me gjithë ato hendbolliste me përvojë, superfavorite mezi është kualifikuar dhe fati sportiv ishte në anën e tyre.
Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, duhet të ketë qartë se fati sportiv e çoi në finale se aspak nuk e ka merituar këtë me lojën që treguan për 60 minuta.
Pjesa e dytë me rivalitet të madh dhe një Vushtrri me zemër të madhe deri në frymën e fundit.
Në minutën e 35-të, Istogu ishte në epërsi me dy gola (19:17).
Pastaj ngushtohet në 21:20 dhe barazohet rezultati në 21:21 në 21:21 (40).
Në minutën e 51-të rezultat sërish baras (27:27).
Në minutën e 54-të rezultati sërish baras, 29:29.
Në minutën e 59-të Istogu ishte në epërsi me 31:30.
Istogu ka shënuar fitore me rezultat 31:30 ndaj Vushtrrisë.