Tifozët “Ujqit” mobilizohen për t’i dhënë mbështetje Kastriotit të Ferizajt në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Kastrioti sonte ndeshet me kampionin Rahovecin, në orën 20.00 në palestrën e Sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
“Ujqi, koha erdhi!
Sot kemi vetëm një rrugë, atë drejtë sallës së sporteve ‘Bill Clinton’ ku Krenaria e qytetit, KH Kastrioti zhvillon ndeshjen gjysmë-finale.
Djelmoshat tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, andaj ne si çdo herë do të jemi aty për t’i përkrahur drejtë fitores, e drejtë finales.
Ujqit gjithmonë kanë qenë pranë klubeve të qytetit, pavarësisht rezultateve, andaj nesër masovikisht drejtë sallës.
Mbledhemi prej orës 19:00, para sallës.
Mos mungo. Shihemi sot!”, shkuan në faqen e “Ujqve”.