Atmosferë e zjarrtë në Ferizaj, Kastrioti i Verim Zherkës në finalen e Kupës së Kosovës 

Hendboll

Atmosferë e zjarrtë në Ferizaj, Kastrioti i Verim Zherkës në finalen e Kupës së Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2025 Në ora: 21:33
Pamje nga ndeshja

Kastrioti i Ferizajt e ka mposhtur me rezultat 27:24 (15:15) Rahovecin, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll.

Kastrioti është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Një organizim shembullor, ashtu si i ka hije tempullit të hendbollit.

Image

Një ndeshje e fortë që e arsyetoi këtë gjysmëfinale të madhe.

Atmosferë brilante në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ku tifozët panë lojë të fortë e me rivalitet të madh. 

Image

Mbi 2 mijël shikues krijuan atmosferë të zjartë duke iu falënderuar tifozëve “Ujqve”.

Pjesa e parë u mbyllë baras (15:15).

Kampioni në fuqi, Rahoveci, në pjesën e dytë u dorëzua në 10 minutat e fundit ku fituesi i edicionit të kaluar të Kupës, Kastrioti, shkëlqeu.  

Në minutën e 52-të Kastrioti udhëhoqi me 22:21, pastaj me 23:21 e 24:21 ndaj Rahovecit.

Minutat e fundit me drithërime, rezultati nl 25:23 në minutën e 57-të.

Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 27:24 ndaj Rahovecit.

Rron Ramadani e Deniz Terziqi ishin më efikasët te Kastrioti me nga shtatë gola. Pesë i shënoi Yassine Henahen. U dallua sidomos portieri Wadi Chebbi me pritje të shumta.

Te Rahoveci, Arbios Mushkolaj i shënoi gjashtë gola, kurse nga pesë i kishin Mali Luzha e Victor Alonso.

Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka treguan lojë të madhe e me meritë janë në finalen e madhe ku nesër në orën 20.00 do të ndeshen me Besa Famgas në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat