Vdes kryetari që shkroi lavdinë me Trepçën

Hendboll

Vdes kryetari që shkroi lavdinë me Trepçën

Nga: K.G. Më: 29 prill 2025 Në ora: 14:36
Zeki Loxha

Ka ndërruar jetë Zeki Loxha, ish kryetari i klubit me renome të hendbollit Trepça nga Mitrovica.

Loxha mbahet mend për suksesin më të madh që ka shënuar me ekip në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta me KH Trepçën.

“Ka ndërruar jetë Zeki Loxha, ish-kryetar i klubit të hendbollit Trepça.

I ndjeri Loxha drejtoi klubin tonë në periudhën më të lavdishme, kur u inkuadruam në ligën e parë federative në shtetin e dikurshëm dhe kur luajtëm në atë ligë, që vlerësohej prej më të fortave në botë.

Ai ishte kryetar i klubit nga viti 1979 e deri në vitin 1981.

Loxha ka mbajtur pozita të rëndësishme në Kombinatin Trepça, ndërsa një pjesë të jetës e kaloi në Shqipëri.

KH Trepça i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së nderuar Loxha, duke çmuar dhe mos harruar asnjëherë kontributin e të ndjerit për klubin tonë”, njofton KH Trepça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat