Meriton Sahiti nën hije apo këshilltari i portierëve të Kastriotit

Hendboll

Meriton Sahiti nën hije apo këshilltari i portierëve të Kastriotit

Nga: K. Goca Më: 29 prill 2025 Në ora: 16:30
Wadi Chebbi e Dardan Dugolli, Meriton Sahiti

Portieri i mirë është sa gjysma e ekipit.

Kjo u dëshmua në ballafaqimet e fundit të ekipit me renome Kastrioti nga Ferizaj.

Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, është prej me të merituarve që Kastrioti është fitues i Kosovës.

Image

LIridon Esati, Meriton Sahiti e Dardan Dugolli

Është një figurë që nuk duket fare në sipërfaqe, gjithnjë nën hije apo që rri pas perdeve.

Ai e ka emrin Meriton Sahiti, ish portier i dëshmuar që sot punon me portierët e Kastriotit.

Meriton Sahiti është edhe një këshillues i jashtëzakonshëm i portierëve në çdo ndeshje.

Këshillat e tij janë edhe një kaptinë në vete!

Sahiti e ka një veti interesante, kur jep këshilla, jep në qetësi dhe shpesh edhe pas perdeve, që mos ta dijnë edhe rivalët se si po vepron në momentet kur i duhet më së shumti Kastriotit.

Meriton Sahiti është prej trajnerëve më të dalluarve të hendbollit në klubin e Kastriotit dhe ka dhënë kontribut të madh me këshillat e tij.

Zemra e tij është mal për faktin jo vetëm që fituan trofeun e Kupës së Kosovës por edhe për rekordin e shikueshmërisë, ku në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ishin mbi 3000 mijë veta.

Sahiti ndihet krenar që bashkëpunon në mënyrë brilante me  Wadi Chebbin, Lirdon Esatin e Dardan Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat