Motrat Dijana e Suzana Ujkiq nuk kanë të ndalur, Istogu në finale

Hendboll

Motrat Dijana e Suzana Ujkiq nuk kanë të ndalur, Istogu në finale

Më: 4 maj 2025 Në ora: 20:34
Suzana e Dijana Ujkiq

Istogu nuk ka lejuar befasi dhe është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Istogu në gjysmëfinale shënoi dy fitore ndaj Shqiponjës së Gjakovës. Fitoren e dytë, 43:31, e arriti të dielën pasdite në Gjakovë.

Që në nismë mysafiret realizuan seri të golave për të udhëhequr 10:2. Më pas istogaset mbajtën epërsi bindëse deri në fund të ndeshjes.

Me 14 gola, më efikasja tek Istogu ishte Suzana Ujkiq.

Nëntë i realizoi Dijana Ujkiq e shtatë Nihed Limem.

Dhjetë gola për Shqiponjën i shënoi Alma Nivokazi.

Gjashtë i kishte Rosa Silva Ghabrielly.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale në Banjë, Istogu e kishte fituar 29:21.

Në finale të plejofit, Istogu përballet me Samadrexhën. Në ndeshjen e parë dhe ndeshjen e tretë eventuale, Istogu do të jetë vendas.

Istogu është kampion në fuqi, ndërsa një javë më parë e fitoi Kupën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat