Kosova shton gjasat për të shkuar më tej nëse fitojnë ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë!

Hendboll

Kosova shton gjasat për të shkuar më tej nëse fitojnë ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë!

Më: 6 maj 2025 Në ora: 11:31
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës fillon punën, atmosferë e shkëlqyer në mesin e lojtarëve!

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja A e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të hënën dy stërvitjet e para në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe.

Kombëtarja është grumbulluar në Prishtinë, ndërsa të gjithë lojtarët e ftuar janë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes.

Të hënën është punuar në elemente taktike të lojës, përkatësisht në skemat që pritet të shërbejnë në ndeshjen sfiduese me Ishujt Faroe.

Kombëtarja në program i ka edhe katër stërvitje të tjera që do të shërbejnë për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen që zhvillohet të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja me Ishujt Faroe është e parafundit e fazës së fundit të kualifikimeve për Euro 2026.

Kombëtares sonë i duhet fitorja për të mbetur fuqishëm në garë për kualifikim historik në Evropian.

Shtabi teknik dhe gjithë lojtarët kanë bërë ftesë që numri i tifozëve të jetë sa më i madh, në mënyrë që së bashku të arrihet rezultati i synuar ndaj Ishujve Faroe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat