Dramë në fund, Kosova mposhtet në Prishtinë dhe mbetet larg biletës për në Kampionatin Evropian

Hendboll

Dramë në fund, Kosova mposhtet në Prishtinë dhe mbetet larg biletës për në Kampionatin Evropian

Nga: K. Goca Më: 8 maj 2025 Në ora: 21:55
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës e pafat, ka pësuar humbje në minutat e fundit me rezultat 25:23 (12:13) nga Ishujt Faroe, në ndeshjen e xhiros së pestë e grupit 6-t të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian në hendboll.

Ishujt Faroe kryesojnë me 7 pikë, Kosova është në fund me 3 sosh.

Mbi 1.300 shikues panë lojë të mirë në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Djelmoshat e Kosovës e nisën jashtëzakonisht mirë në dhjetë minutat e parë ndaj Ishujt Faroe. 

Në minutën e 10-t rezultati 5:3 në favor të Dardanëve. 

Megjithatë udhëtuesit patën një seri 3:0 duke kaluar në epërsi me 5:6 në minutën e 12-t.

Djelmoshat tanë treguan angazhim të madh duke kaluar në epërsi me 9:8 dhe shkuan në pushim me një goldallim 13:12.

Pjesa e dytë me rivalitet të madh, ngjashëm si në periudhën e parë. 

Në minutën e 40-t Kosova ishte në epërsi me 17:16 por më pas u barazua (17:17), ndërkohë 17:18 për udhëtuesit.

Në minutën e 44-t Ishujt Faroe shkëputen në epërsi me dy gola (17:19).

Pas instruksioneve të selektorit të kombëtares tonë, Bujar Qerimi, djelmoshat tanë këndellen dhe shënojnë seri 3:0.

Në minutën e 48-t rezultati u barazua 19:19 dhe 20:19 për Kosovën, duke u dramatizua finishi i ballafaqimit.

Ishujt Faroe sërish në epërsi (22:23) në minutën e 54-t.

Djelsmoaht tanë dështuan në katër veprimet e fundit, kjo i kushtoj shtrenjtë. 

Rezultati 23:25 për Ishujt Faroe në minutën e 59-t dhe mbyllet me rezultat 23:25.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat