Besnik Basholli: Vajzave gjithmonë ua kam thënë: Finalja nuk luhet, finalja fitohet!

Hendboll

Besnik Basholli: Vajzave gjithmonë ua kam thënë: Finalja nuk luhet, finalja fitohet!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 maj 2025 Në ora: 16:29
Besnik Basholli

Presidenti i klubit të hendbollit Samadrexha, Besnik Basholli, me qetësi e pret finalen e madhe kundër Istogut, e cila do të luhet nesër në orën 20.00 në Banjë të Istogut.

Finalja e parë e play-off-it ku Istogu dhe samadrexha synojnë fitoren e parë që të bëjnë hapin e parë drejt titullit.

Samadrexha pothuajse  pas dy dekadave synon rikthimin e titullin e kampionit, në fshatin që jeton me hendbollin dhe e ka traditë.

Samadrexha e ka traditën e Istogu trofetë në vitet e fundit.

Kësaj radhe një klub me traditë të madhe beson e shpreson se titulli do të jetë në vitrinën e tyre.    

“Pas më shumë se 18 vitesh, KH Samadrexha është kthyer në skenën e madhe të hendbollit femëror duke arritur finalen e madhe të play-off-it në Superligë.

Ky është një moment historik për klubin tonë, dhe si President i klubit, ndihem jashtëzakonisht krenar për rrugëtimin tonë.

Që nga dita e parë e ardhjes sime në krye të Samadrexhës para dy vitesh, kam pasur një vizion të qartë: t’i rikthejmë këtij klubi identitetin, krenarinë dhe ambicien për trofe.

Sot, me punë të palodhur, përkushtim dhe unitet, jemi më afër se kurrë për të bërë historinë”, thotë Basholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Basholli ua ka thënë edhe një fjalë të fuqishme vashave të tij para finales me Istogun. 

Vajzave gjithmonë ua kam thënë: ‘Finalja nuk luhet, finalja fitohet!’. Dhe kjo nuk është vetëm një fjali motivuese – është filozofia jonë. Ne nuk jemi këtu për të marrë pjesë, por për të triumfuar”, ka nënvizuar ai.

Premia do të jenë edhe një motiv shtesë për vashat që po japin më të mirën për Samadrexhën, një klub të organizuar dhe shembulll i punës së mirë.

“Kam premtuar edhe premia për të gjitha vajzat dhe për stafin teknik, dhe ky premtim do të përmbushet me plot dëshirë. Motivi i tyre për ta rrëmbyer këtë trofe është më i larti që kemi parë ndonjëherë në këtë skuadër.

Unë, Besnik Basholli, një afarist me emër në këtë vend, e kam vendosur që investimi në sport, në veçanti në vajzat tona, është një mision që ia vlen çdo sakrificë.

Ato janë të etura për titull kampioni dhe jam i sigurt se do të japin edhe atomim e fundit për ta sjellë këtë trofe në Samadrexhë.

Le të jetë kjo finale një pikë kthese për të ardhmen e ndritur të klubit tonë!”, ka përfunduar Basholli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat