Sonte në Ferizaj ndeshja ‘jetë a vdekje’ Kastrioti – Besa Famgas, Ujqit në këmbë

Hendboll

Sonte në Ferizaj ndeshja ‘jetë a vdekje’ Kastrioti – Besa Famgas, Ujqit në këmbë

Nga: K.Goca Më: 15 maj 2025 Në ora: 12:32
Tifozët

Ballafaqimi mes Kastriotit të Ferizajt e Besa Famgas nga Peja, dy rivalë të përbetuar të pasluftës, do të zhvillohet sonte në orën  20.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndeshje që nga njohësit e hendbollit konsiderohet si jetë a vdekje në zhargonin sportiv sepse fituesi kalon në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës, humbësi paketon valixhet për në shtëpi.

Tifozët “Ujqit” paralajmërojnë atmosferë impozante.

“Ujqi, sot krenaria e qytetit, KH Kastrioti zhvillon ndeshjen vendimtare të sezones, ku me fitore kalojmë në finalen e madhe të play-off. 

Detyra jonë eshte e njejta, të këndojmë e t’i japim ‘shpirt’ djelmoshave tanë të cilët po na bëjnë krenar gjithmonë. Andaj nesër shkojmë fuqishëm drejt sallës. 

Mbledhemi prej orës 19:00 , para sallës. 

Mos mungo. Krejt bashk!”, njoftojnë “Ujqit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat