Egzon Gjuka para finales së madhe: Jemi të vendosur ta vertetojmë se pse ishim skuadra më e mirë gjatë gjithë vitit 

Hendboll

Egzon Gjuka para finales së madhe: Jemi të vendosur ta vertetojmë se pse ishim skuadra më e mirë gjatë gjithë vitit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 maj 2025 Në ora: 13:35
Egzon Gjuka në veprim

Dashamirët e hendbollit me kureshtje e presin finalen e parë të play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll, mes Rahovecit dhe Kastriotit të Ferizajt.

Rahoveci ka treguar fuqinë për gjatë gjithë kampionatit të rregullt, duke shënuar 27 fitore dhe ka vetëm një barazim, ku përfunduan bindshëm në krye të renditjes.

Kampioni në fuqi do të ketë përballje me skuadrën me renome Kastriotin, fituesin e Kupës së Kosovës.

Image

Egzon Gjuka

Finalja e parë luhet nesër në palestrën më të bukur në Kosovës, “Mizahir Isma” në Rahovec, duke filluar në orën 19.00.

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, alfa e omega e Rahovecit, beson e shpreson se do të vërtetojnë edhe në finalen e play-off-it pse ishin më të mirë për gjatë gjithë vitit. 

“Skuadra ka punuar gjatë gjithë vitit për këto ndeshje përfundimtare të sezonit dhe jemi të përgatitur dhe të fokusuar maksimalisht që ta mbrojmë titullin e kampionit edhe pse për kundeshtar kemi një ekip cilësore që janë në formë të mirë dhe janë duke u përkrahur shumë, por synimi jonë i vetëm është të shpallemi kampion”, thotë Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në Rahovec mbretëron atmosferë finale e hendbollit.

Në qytetin e rrushit janë të bindur se titulli do të mbetet në vitrinat e klubit të tyre.

Ku janë përparësitë e Rahovecit? 

“Përparësitë tona janë, e para që kemi përparësinë e terrenit vendas po ashtu skuadra jonë në radhët e veta ka shumë lojtar që mbi supet e tyre kemi luajtur shumë ndeshje finale dhe e dijmë shumë mirë se si duhet t’i qasemi këtyre ndeshjeve.

Do të jenë ndeshje të forta por ne jemi të vendosur ta vertetojmë se pse ishim skuadra më e mirë gjatë gjithë vitit dhe perfunduam sezonin e rregullt pa humbje e këtë ecuri do e vazhdojmë edhe në finale”, shpreh optimizmin Gjuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat