Istogu është kampion i ri i Kosovës në hendboll.
Është titulli i pestë në histori të ekzistimit të klubit.
Vashat e kryetrajnerit Faruk Shala pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta e gjunjëzuan Samadrexhën me rezultat 28:25, pasi që takimi në kohën e rregult u mbyllë baras (21:21).

Blerta Ahmetxhekaj pranon trofeun nga Edi Kolgeci, president i FHK-së
Istogu ngadhënjeu me 2:0 në seri të fitoreve të finaleve të play-off-it ndaj Samadrexhës.
Istotu e përmbylli edicionin me dy trofe: Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës.

E veçanta e ndeshjes ka qenë në 13 minutat e parë kur kampionja në fuqi Istogu nuk ka realizuar gol, epërsia ishte 5:0 për Samadrexhën.
Paviçeviq shënoi në minutën e 13-të golin e parë për Istogun, për çka është çudi për një ekip kampione të vuajë aq shumë me emra të spikatur të kësaj loje.
Samadrexha e ka administruar lojën mjaft mirë në pjesën e parë dhe fajtore që nuk ishin në epërsi më të thellë e ka portierja Blerta Ahmetxhekaj e Istogut.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 10:6 për Samadrexhën.
Në pjesën e dytë Istogu këndellet në 15 minutat e parë të pjesës së dytë.
Në minutën e 35-të rezultati u ngushtua në 11:9.
Në minutën e 40-të Dijana Ukiq e Istogut me hapa të mëdhenj hidhet si shqiponjë duke shënuar për 13:13.
Për herë të parë u barazua rezultati.
Në minutën e 49-të 19;16 dhe 21:17 në atë të 53-tën për Samadrexhën.
Istogu e ngushtoi rezultatin në 21:20 në minutën e 59-të dhe për t’u barazuar 21:21.
Tina Hetemi pengohet dhe penallti 11 sekonda pa u mbyllur koha e rregullt por Mirjeta Dinalloi nuk shënoi nga shtatëshi ku e priti gjuajtjen e saj Blerta Ahmetxhekaj, që ka më së shumti merita për këtë sukses.
Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë ga 5 minuta dhe Istogu për herë të parë kaloi në epërsi (21:22) në minutën e 62-të.
Në minutën e 64-të 22:24 e pastaj edhe me 23:26 e për të fituar me 25:28 Istogu.
Te Istogu u dalluan motrat Dijana e Suzana Ujkiq, DIjana shënoi 8 gola e Suzana 4 sosh, ndërsa Astou Ndiaye 6 e Lana Paviçeviq 4. e porttieja Blerta Ahmetxhekaj, trimëreshë e fitores
Tina Hetemi me 8 gola, e ndihmuar nga Jennife Toledo me 6 gola së bashku me e Mirjeta Dinolli 6 sosh.