Skuadra më e suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut në hendboll, Çairi, edicionin që po e lamë pas, me sukses është paraqitur në garat evropiane, ka uruar Istogun për titullin e kampionit të Kosovës.
“WHC Çair i uron skuadrës mike KHF Istogut titullin kampion.
KHF Istogu është kampion i Kosovës për herë të pestë radhazi.
Istogu e ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar.
Pasi e fitoi Kupën e Kosovës, Istogu e mbrojti titullin e kampionit të Kosovës.
Titullin, istogaset e siguruan të shtunën në palestrën "Afrim Bunjaku" në Samadrexhë. Pas një drame të vërtetë, Istogu e mposhti skuadrën e Samadrexhës me rezultat 28:25.
Ndeshja u vendos vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta. Në vazhdime, mysafiret shfaqën dukshëm më tepër se lojtaret vendase.
KHF Istogu që udhëhiqet nga trajneri Faruk Shala kaluan një sezon të jashtëzakonshëm, të ndërtuar me punë, përkushtim dhe shpirt skuadre”, shkruan në faqen e Çairit.